fbpx

Sa e rëndësishme është vitamina B6

vitamina-B6.jpg

Vitamina B6 është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e trurit, sistemin tretës, funksionin e muskujve, energjinë e të tjerë.

Organizmi i përdor vitaminat e kompleksit B për të transformuar ushqimin në energji.

Të gjitha vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për metabolizmin, trurin, mëlçinë, qelizat, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve.

B6 është e përfshirë në prodhimin e hemoglobinës, proteina në gjak që transporton oksigjenin në organizëm.

Kjo vitaminë gjithashtu ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormonit që rregullon humorin dhe e ndihmon trupin ta përballojë stresin.

Vitamina B6 po ashtu ndihmon në prodhimin e melatoninës, që rregullon orën e brendshme dhe gjumin.

Disa studime kanë treguar se kombinimi i vitaminës B6, B12 dhe folatit luan një rol në ngadalësimin e shpërbërjes së funksioneve të trurit, humbjes së kujtesës, sklerozës, Alzheimerit dhe depresionit.

Ushqimet e pasura me vitaminë B6:

Ndër burimet më të mira janë mishi i shpendit, viçit dhe peshkut. Vetëm 85 gramë peshk tuna sigurojnë gjysmën e dozës ditore për të cilën ka nevojë një i rritur. E njëjta sasi me salmon siguron 30% të vitaminës B6, ndërsa mishi i pulës siguron 25% të kësaj vitamine.

I pëlqeni perimet me niseshte, si patatet, misrat dhe patatet e ëmbla? Këto janë ndër perimet më të pasura me vitaminë B6. Frutat gjithashtu janë një burim i mirë (përveç qitrove si portokalli dhe grejpfruti). Një kupë me qiqra do t’ju sigurojë gjysmën e dozës ditore të vitaminës B6.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303