Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka bërë me dije në një status në rrjetin social Instagram se disa prej ndjekësve e kanë bombarduar me komente negative. Për të gjithë ata, Matoshi ka një përgjigje mjaft fine.
“Në një foto disa më shkruajtën: ‘Sa keq po plakesh, je e tmerrshme’. Ajo që ndodh, më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale.
Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ishin fjalët e Matoshit.
Por, vëmendjen e mori komenti i të dashurit të saj, Keith Groeneveld.
Futbollisti afrikan, i cili është 19 vite më i ri se aktorja, i komentoi me anë të emoji-t të një unaze prej diamanti, pra duke e propozuar për martesë.
Dhe përgjigja e Adrianës ishte: “PO!”.
Nuk dihet ende nëse martesa është në planet e afërta të çiftit, megjithatë, ata po e shijojnë shumë romancën krah njëri-tjetrit.

