TË FUNDIT

Sa kohë i duhet trupit të pastrohet pasi keni lënë cigaren?

Tashmë është e ditur që pirja e duhanit është me të vërtetë e dëmshme për shëndetin tonë.

Konsumimi i duhanit shkakton një nga çdo katër vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare në Shtetet e Bashkuara.

Hulumtuesit analizuan historinë e pirjes së duhanit të 8,700 pjesëmarrësve dhe zbuluan se 70 për qind e sëmundjes kardiovaskulare si goditja në tru, sulmi në zemër dhe tek duhanpirësit aktual ose të mëparshëm ndodhën midis atyre që kishin tymosur një pako në ditë për 20 vite.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të hiqni dorë nga cigarja, por a e keni menduar ndonjëherë se sa kohë i duhet trupit që të pastrohet nga duhanpirja?

Sipas një studimi, duhen 16 vite që trupi të pastrohet plotësisht.

“Këto rezultate nënvizojnë përfitimet pasi lini cigaren pas pesë vitesh, që është 38 për qind rrezik më i ulët për një atak në zemër, goditje ose forma të tjera të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me njerëzit që vazhdojnë të pinë duhan. Në studim gjithashtu u gjet se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare mbetet i lartë deri në 16 vite për ish duhanpirësit në krahasim me njerëzit që kurrë nuk kanë pirë duhan “, tha Dr. Meredith Duncan në Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tennessee, dhe autor i studimit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat