TË FUNDIT

Sa shpenzojnë familjet shqiptare për të mbuluar shpenzimet bazike?

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në vendet në zhvillim, si Shqipëria, ku mundësitë për të amortizuar efektet janë të pakta dhe konsumi është i bazuar në import, goditjet janë më të ashpra si në buxhetet e konsumatorëve dhe ato të kompanive.
Por sa shpenzojnë familjet shqiptare për të mbuluar këto shpenzime bazike?

Një familje do të marrë një mbështetje prej 52 mijë lekësh, për të vetëpunësuarit dhe bashkëshorten. Kjo shumë është sa 70% e asaj që shpenzon mesatarisht një familje në vend (rreth 76 mijë lekë).

Shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike zënë peshën më të madhe në totalin e shpenzimeve që një familje mujore bën gjatë një muaji për të plotësuar nevojat që ka. Sipas INSTAT një familje shpenzon mesatarisht në një muaj 33,400 lekë për ushqime, ndërsa shpenzimet mesatare për banesën, ujin, energjinë elektrike janë rreth 8,000 lekë në muaj.

Gjatë kësaj periudhe familjet nuk mund të shmangin as shpenzimet për shëndetin, ku INSTAT përllogarit që çdo muaj shpenzojnë 3,100 lekë. Komunikimi mbetet gjithashtu i domosdoshëm në këtë periudhë kur të gjithë janë të izoluar dhe për të shpenzohet mesatarisht 2,800 lekë në muaj. Në total duhen rreth 47 mijë lekë në muaj për të mbyllur të gjitha këto shpenzime, pra nga shuma që do të merret ndihma teprojnë më pak se 5 mijë lekë kur heq shpenzimet e domosdoshme, duke u lënë shumë pak mundësi subjekteve të vogla që të paguajnë qiratë apo të mendojnë për taksat bashkiake, nga të cilat vetëm tarifa e hapësirës është pezulluar aktualisht.

Nga ana tjetër, përllogaritjet e INSTAT masin një mesatar të të gjitha familjeve. Situata do të jetë më e vështirë për familjet që jetojnë me qira. Jo të gjithë e kanë luksin që të jetojnë në pronën e tyre, sidomos familjet në kryeqytet, të cilat përballen edhe me qira të larta do ta kenë të vështirë që të përballojnë izolimin. Në Tiranë, qiratë e shtëpive fillojnë nga 25 mijë lekë, ndërsa Brenda unazës së Tiranës është e pamundur që të gjesh poshtë 30 mijë lekëve.

Kosto e jetesës në Tiranë është gjithashtu më e lartë, ku duhen për tëmbyllur muajin mesatarisht 89 mijë lekë, nga të cilat 40% për ushqime, pra rreth 35 mijë lekë. Edhe shpenzimet për ujë e drita janë më të larta në Tiranë, me rreth 12% të totalit ose rreth 11 mijë lekë, duke mos tepruar shumë për shpenzime të tjera të domosdoshme, apo për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të tjera për vijimësinë e biznesit, deri kur të rifillojë aktiviteti ekonomik normal.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat