TË FUNDIT

Samiti i Berlinit/ Zbardhet axhenda, ja kur takohet Rama me Merkel

Ditën e nesërme do zhvillohet Samiti i Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndor. Kancelaria e Gjermanisë ka publikuar axhendën e Kancelares, Angela Merkel.

Merkel do të presë në takim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa më pas do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Pas bisedës që do të zhvillojë me shefin e qeverisë shqiptare, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të vijojë më pas diskutimet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, bisedë kjo, e cila do të pasohet edhe me një konferencë të përbashkët shtypi.

“Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares  Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Së pari, Kancelarja do te prese kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut , z. Zoran Zaev, për një bisede.

Me pas Kancelarja do te ketë një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor”-thuhet në njoftim e Kancelarisë gjermane. /real-news.tv/ 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat