TË FUNDIT

Seanca plenare/ Sot, 5 orë debat për dekretin e Metës, blindohet Parlamenti

Sot do të zhvillohet seanca plenare e radhës, ku fokusi i ditës do të jetë pikërisht të ç’dekretimi i datës 30 qershor për zgjedhjet lokale nga presidenti Meta si dhe projekt-rezoluta e PS.

Kujtojmë që kryeministri Rama para pak ditësh tha se Meta duhet të shkarkohet si president dhe nisi me mbledhjen e firmave për largimin e tij nga posti.

Presidenti Meta ka mbajtur dy konferenca të jashtëzakonshme ku ka shpjeguar arsyet e tij për shfuqizimin e 30 qershorit.

Më tej, ai tha se nuk e kupton arsyen pse mazhoranca do ta shkarkojë nga posti, pasi qëllimi i tij është dialogu mes palëve.

Së fundmi, parlamenti do të votojë projekt-rezolutën e PS.

Ndërkohë godina e Parlamentit është blinduar me gardh metalik dhe në gatishmëri janë vendosur rreth 250 efektivë policie./real-news.tv

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat