fbpx

Sekretet për të humbur peshë pa shumë sakrifica

Screenshot_1-41.png

Për të humbur peshë, nuk është e mjaftueshme vetëm palestra. Është vërtetuar shkencërisht se për të rënë në peshë edhe regjimi ushqimor duhet të rimodelohet. Në fakt duhet shumë pak për të bërë paqe me peshoren, pa u skllavëruar nga pesha ose kaloritë. Mjafton të vendosni rregulla të thjeshta në praktikë, si këto më poshtë…

Mos lejoni kurrë që uji t’ju mungojë gjatë ditës. Mineralet e pranishme në të, të tilla si kalciumi dhe kaliumi, ndihmojnë në uljen e fryrjes dhe rimineralizojnë trupin. Për të përmirësuar tretjen pini dy gota para ngrënies dhe asnjëherë mos qëndroni nën 1.5 litra ose dy litra në ditë. Për ta arritur këtë sasi, ju gjithashtu mund ta merrni ujin edhe përmes çajra bimorë. Për shembull çaji jeshil konsiderohen nga shkenca si një ilaç i vërtetë për zorrët që ndihmon në luftën kundër obezitetit.

Fillojeni gjithmonë drekën ose darkën me një sasi të mirë perimesh të hidhura: radikio, çikore, lakra, etj., të cilat do t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Në fakt, shija e hidhur konsiderohet si një kontrollues i oreksit. Për më tepër, polifenolet dhe molekulat e tjera që gjenden në këto bimë mund të kontribuojnë në zhvillimin e ndjesisë së ngopjes dhe për këtë arsye do të hani më pak gjatë pjesës tjetër të vaktit.

Edhe uthullat e mollës duket se ka cilësi të jashtëzakonshme në humbjen e peshës. Menjëherë pas darkës, pini një përzjerje të dy lugëve me uthull molle dhe një lugë çaji mjaltë të tretur në një gotë me ujë.

Së fundmi, kaloni ca kohë në diell për t’u plotësuar me shumë me vitaminën D. Studimet kanë treguar se vlerat e ulëta të kësaj vitamine lidhen me rritjen e kolesterolit dhe obezitetit. Pra, çfarë të bëni? Qëndroni në diell të paktën një orë në ditë për ta “rikarikuar” veten me vitaminën e çmuar D, mbretëreshën e sistemit imunitar, vitaminën që jep energji dhe vitalitet.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303