TË FUNDIT

Sekreti për një gjumë më të mirë

Keni probleme me gjumin? Përveç leximit dhe ushtrimeve fizike, ka edhe një truk tjetër që shkencërisht ju ndihmon të flini më mirë.

Sipas një studimi të ri, duke bërë dush 1 orë e 30 minuta para se të flini ju do të bëni gjumë shumë më cilësor.

Përveç se e përmirëson kualitetin e gjumit, një dush në ujë të nxehtë 40-43 gradë celsius ju ndihmon ta shpejtoni edhe procesin e rënies në gjumë për mesatarisht 10 minuta.

Pra, nuk keni nevojë të rrotulloheni më aq shumë për t’ju marr gjumi.

Për ta përmirësuar cilësinë e gjumit, gjithashtu rekomandohet të mos pini kafeinë pas orës 16:00, ta shmangni alkoolin, apo të mos përdorni pajisjet elektronike.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat