Sekreti për një gjumë më të mirë

sleeping-with-your-partner.jpg

Ne vazhdimisht jemi duke kërkuar për mënyra se si të bëjmë gjumë më të mirë.

Sigurisht se praktikojmë kujdes në ushqim, dieta, konsum të ulët të kafesë e deri te shmangia e pajisjeve elektrike, vetëm që të bëjmë gjumë të mirë.

Por, siç duket, mënyra më e mirë dhe më e kënaqshme për të bërë një gjumë sa më të mirë është të kryeni marrëdhënie seksuale para gjumit.

Sipas një studimi të ri të kryer në Universiteti Central Queensland ku u anketuan 800 meshkuj dhe femra për jetën e tyre seksuale, rezultatet tregojnë se marrëdhënia seksuale para gjumit e përmirëson kualitetin e përgjithshëm të gjumit.

Ata kanë zbuluar se për 59% të femrave dhe 68% të meshkujve,  marrëdhënia seksuale para gjumit i ndihmon të flenë më mirë.

Sipas sondazhit, përjetimi i orgazmës ka qenë i rëndësishëm për një natë të qetë për 68% të femrave dhe 74% të meshkujve./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303