fbpx

Serbi/ Sulm autobusit me targa shqiptare

kryesore.png

Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë. Me këtë autobus po udhëtonin shqiptarët e Kosovës, të cilat kishin si destinacion final disa qytete të shtetit gjerman. Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i parë i autobusit.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raportojnë mediat kosovare.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë. Policia serbe ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorëve

auto autob autobus autobusi s autobusi sh autobusi
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303