Serish janë kthyer radhët e gjata në pikën kufitare të Kapshticës, ku shumë emigrantë janë në pritje që sonte për ditën e nesërme.
Disa autobusë dhe dhjetëra automjete ndodhet aty, ku shumë qytetarë do ta kalojmë natën në makinat e tyre.
Madje, ata deklarojnë se nuk kanë ku të flenë ndërsa disa të tjerëve u skadon tamponi.
”Më skadon tamponi nesër. Do kthehem mbrapsht. Kam ardhur me autobus. është shumë vështirë në këto kushte. Do kalojmë natën këtu por s’kemi ku flemë. Ku t’i gjej lekët. ”- tha një emigrant.

