Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve emigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen.
Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA-ja.
Operacioni pritet të nisë më 14 korrik, pasi u shty muajin e kaluar.
Gazeta New York Times raportoi se bastisjet janë shtyrë për shkak të mospajtimeve brenda administratës./real-news.tv

