29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Shafrani, ilaçi natyral për trajtimin e shumë sëmundjeve

spot_img

Shafrani është bimë e cila është përdorur në mjekësinë tradicionale kineze me shekuj të tërë, ndërkaq edhe shkenca e sotme e dëshmon se është një prej ilaçeve më të fuqishme natyrale.

Vetitë e veta të forta mjekësore mund të përdoren për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë aneminë, kancerin, sëmundjen e Alzheimerit, gurët në fshikëz, gripin, diabetin, diarrenë, hemorroidet, inflamacionin e nyejve, osteoartritin, bronkitin, sëmundjet e seksualisht të transmetueshme, arterosklerozën.

Përveç kësaj, shafrani është dëshmuar shkencërisht se e përmirëson shëndetin mendor, pasi që përbërësi i tij kryesor, curcumini, e përmirëson funksionimin e trurit, largon stresin dhe e trajton depresionin.

Ekspertët e mjekësisë alternative thonë se ju mund ta bëni vet një limonadë shafrani në shtëpi në mënyrë që të ulni stresin dhe ta trajtoni ankthin.

Përbërësit:

– Katër lugë gjelle rrënjë e freskët shafrani

– Gjysmë gote lëng të freskët limoni

– Pesë gota ujë

– Tri lugë gjelle mjaltë

– Dy lugë çaji xhenxhefil

Zieni ujin, përzieni xhenxhefilin dhe shafranin në një kavanoz qelqi, ndërkaq hidhjani sipër ujin e vluar pastaj. Lëreni ashtu për pak minuta dhe shtojini mjaltin. Përzieni produktin dhe pastaj shtojini lëngun e limonit.Lëreni të ftohet dhe pastaj mund ta konsumoni./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat