fbpx

Shahini dha dorëheqjen apo e shkarkoi Rama? Ja përgjigja që dha Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur në News24 në lidhje me largimin e ministres Shahini nga posti i saj.

Gazetarja e ka pyetur nëse ministrja Besa Shahini dha dorëheqjen nga posti apo u shkarkua nga kryeministri Rama, por ja si u përgjigj Balla.

“Ajo që është e rëndësishme për publikun, është se reformat në ministri do të vazhdojnë. Implementimi i një pjese të madhe të tyre do të vazhdojë me një hov më të madh me ministren e re, zonjën Kushi”, tha Balla, duke iu shmangur përgjigjes direkte dhe duke mbledhur supet.

Por gazetarja Senada Jaho ka vijuar insistimin duke e pyetur sërish:

“Zonja Shahini dha dorëheqjen, apo u shkarkua. Sepse kryeministri Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këto lëvizje.”

“Kryeministri Rama gjithmonë ka ditur të krijojë një shpirt ekipi brenda grupit të ministrave. Unë mendoj që kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që Besa do vazhdojë të ruaj një komunikim të përditshëm me Evisin”, tha numri 2 i PS, duke mos dhënë sërish një përgjigje direkte.