fbpx

SHBA do të dërgojë trupa ushtarake në Arabinë Saudite

sulmi-ne-arabi-1.jpg

SHBA ka njoftuar planet për të dërguar forca në Arabinë Saudite në vazhdën e sulmeve kundër infrastrukturës së naftës të vendit.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, u tha gazetarëve se vendosja e trupave ushtarake do të ishte “masë mbrojtëse”. Numri i përgjithshëm i trupave nuk është vendosur ende.

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve kundër dy objekteve të naftës javën e kaluar.

Por SHBA dhe Arabia Saudite kanë fajësuar Iranin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi sanksione të reja kundër Iranit ndërsa sinjalizoi se ai dëshironte të shmangte konfliktin ushtarak.

Sanksionet e vendosura, të cilat Trump i përshkroi si “niveli më i lartë”, do të përqendrohen në bankën qendrore të Iranit dhe fondin e tij të pasurisë sovrane./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303