Shtetet e Bashkuara kërkon përshpjetimin e rrjetit 5G

Administrata Trump zbuloi të premten planet e saj për të përshpejtuar instalimin e rrjetit 5G, përfshirë premtimin e miliarda dollarëve për t’i dhënë akses zonave rurale më të izoluara për të komunikuar në mënyrë shumë të shpejtë.                                                                                                                                                                                                                                                                                    ”Rrjeti i ri 5G do të përmirësojë jetën e amerikanëve në shumë sfera’’, premton drejtuesi i agjencisë federale rregullatori i komunikimeve (FCC) Ajit Pai, në Shtëpinë e Bardhë.

FCC-ja njoftoi hapjen e tenderave për rrjetin e ri dhe premtoi një fond prej 20,4 miliardë dollarë për të pajisur këtë dekadë me rrjete super të shpejta zonat rurale që për shkak të territorit të pafund të SHBA-së kanë një akses të kufizuar ose nuk kanë fare akses në internet.

‘’Nga bujqësia precize tek sistemet inteligjente të transportit duke kaluar tek telemjekësia dhe më gjerë, ne duam që amerikanët të jenë përfituesit e parë të këtij revolucioni të ri dixhital, duke i mbrojtur inovatorët dhe qytetarët tanë. Ne nuk dëshirojmë që amerikanët e provincave të jenë të anashkaluar’’, përfundon Pai.