Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se djali i themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden, është vrarë në një operacion amerikan kundër terrorizmit në rajonin Afganistan-Pakistan.
Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se “humbja e Hamza bin Ladinit jo vetëm që e privon al-Kaidën nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon aktivitete të rëndësishme operative të grupit.”

