21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

SHBA- Pompeo: Një samit i ri Trump-Kim në muajt në vijim

Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo tha se shpreson në një samit të ri mes Donald Trump dhe Kim Jong Un në muajt në vijim për të realizuar një hap të parë substancial drejt denuklearizimit të Koresë së Veriut.

“Shpresoj që në muajt në vijim, dy krerët tanë të mund të takohen, për të realizuar një hap të parë substancial ose një hap të madh substancial drejt rrugës së denuklearizimit”, tha ai në një intervistë të publikuar sot nga një radio lokale në Pensilvani.

Presidenti amerikan dhe Kim Jong-Un u takuan për herë të parë në qershor në Singapor. Ky samit historik uli ndjeshëm tensionet që ishin në kulm disa muaj më herë duke u mbyllur me një deklaratë të përbashkët për një denuklearizim të plotë të gadishullit korean.

Megjithatë, samiti i të dy liderëve i mbajtur në Hanoi, dështoi dhe të dy liderët u kthyen në vendet e tyre pa asnjë marrëveshje./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat