fbpx

SHBA, Trump dështon të ulë defiçitin tregtar

US-deficit.jpg

Në 2018 deficiti tregtar i SHBA u rrit në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit.

Shifrat e bëra publike nga Departamenti i Tregtisë tregojnë se një rritje prej 18.8 përqind në deficitin tregtar në muajin dhjetor kishte kontribuar në mungesën e prej 621.0 miliardë dollarë vitin e kaluar. Deficiti i vitit 2018 ishte më i madhi që nga viti 2008 dhe pasoi një hendek prej 552.3 miliardë dollarë në 2017.

Deficiti tregtar është përkeqësuar përkundër politikës së proteksionizmit të Shtëpisë së Bardhë, të cilën Presidenti Donald Trump tha se është i nevojshëm për të mbrojtur prodhuesit e SHBA nga ajo që ai thotë se është konkurrencë e huaj e padrejtë.

Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar vendosën tarifa prej 250 miliardë dollarë për mallrat e importuara nga Kina, ndërsa Pekini iu përgjigj duke vendosur taksa për prodhimet amerikane prej 110 miliardë dollarësh. Trump ka shtyrë vendosjen e tarifave mbi 200 miliardë dollarë për importet kineze, pasi negociatat për të zgjidhur luftën tregtare tetë-mujore vazhdojnë.

Deficiti tregtar i dhjetorit prej 59.8 miliardë dollarësh ishte më i madh që nga tetori i vitit 2008 dhe tejkaloi pritjet e ekonomistëve për një deficit prej 57.9 miliardë dollarësh, pasi eksportet ranë për një muaj të tretë drejt dhe importet u rikthyen.

Raportit i muajit dhjetor u vonua për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë që përfundoi më 25 janar.

Deficiti tregtar është diferenca midis asaj se sa mallra dhe shërbime importon SHBA nga vendet e tjera dhe sa eksporton.

Zvogëlimi i hendekut është një pikë kryesore e politikave të presidentit amerikan Donald Trump.

Por në 2018, SHBA-të eksportuan më pak mallra krahasuar me atë se sa blenë.

Shifrat zyrtare treguan se ndërsa eksportet e mallrave amerikane dhe shërbimeve u rritën me rreth 149 miliardë dollarë vitin e kaluar, importet u rritën me rreth 218 miliardë dollarë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303