Shefja e Infektivit, Najada Çomo shpërndau një lajm mjaft të rëndësishëm gjatë kohës që kryeministri Rama ndodhej i pranishëm. Ajo bëri me dije se tashmë ka nisur trajtimi me plazmë për të gjithë të infektuarit me Covid-19.
Më tej, Çomo theksoi se në këtë plazmë gjendet anti-trupa që luftojnë Covid-19 dhe në këtë mënyrë shanset për shërimin e pacientëve të infektuar janë më të mëdha.
“Fitorja e kësaj lufte është bërë fal mjekimi të bërë tek Infektivi. Në saj të barnave që përditësohen nga bota dhe qeveria na i ka sjellë. Ka një muaj e gjysmë që përgatitemi për plazmën sot filloi mjekimi i dy pacientëve. Sot u bëjmë thirrje popullatës që të dhurojë gjak ata që e kanë kaluar. Është e rëndësishme. Ne jemi një skuadër e madhe dhe e bashkuar. Kemi staf të shtuar dhe prurje të reja. Kemi infermierë”, tha Najada Çomo.

