Shefja e KE-së i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Macronit, ja çfarë thotë për Shqipërinë

Capture-29-638x450.jpg

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me dështimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë  e veriut, mirëpo ajo shprehet se të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të pabesueshme për të arritur këtë. Për sa kohë që nuk është e mundur, unë do të bëj gjithçka për të zhvilluar projekte të përbashkëta që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor ngushtë me ne”-tha ajo, raporton “Reuters”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, vuri veton ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në një samit të fundit në Bruksel, duke thënë se procesi i pranimit duhej të reformohej. Vendimi shkatërroi në mënyrë efektive shpresat e të dy vendeve për të bërë përparim të shpejtë në pranimin brenda familjes së madhe të Bashkimit Europian.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303