Shembet kulla e famshme pranë ‘Arenës Kombëtare’

14449975_1669848376665030_6269650201051773528_n.jpg

Për të gjithë ata që e kanë nisur herët ditën kanë parë aksionin e shembjes së një prej ndërtesave “më të famshme” në kryeqytet.

Ditën e sotme është shembur ndërtesa prej xhami e cila ishte ndërtuar në pjesën e pasme të stadiumin “Arena Kombëtare”.

Punimet për stadiumit janë drejt përfundimit, dhe kjo ndërtesë katër katëshe ku kishte kafene, sallon bukurie dhe fast-food duket se i “zinte frymën”.

Në këtë hapësirë është planifikuar për të qenë parkim, që do t’u shërbejë të gjithë tifozëve që do të zgjedhin të shohin ndeshjet nga “Arena Kombëtare”.

Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar, siç ka funksionuar me disa prej ndërtesave të tjera në Shqipëri, duke mos u kthyer në një shqetësim për banorët përreth.

Aksioni ka nisur rreth orën 7:00 të mëngjesin të sotëm. Shqiptarja.com ka sjellë video nga momenti i shembjes së kësaj ndërtesë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303