fbpx

Sherr me thika mes adoleshentëve, 15-vjeçari niset me urgjencë në spital, detajet e para

e-rende.jpg

Një ngjarje shumë e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku dy të rinj janë përfshirë në një sherr dhe një prej tyre ka mbetur i i plagosur me thikë.

A.D është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka vënë në pranga 15 vjeçarin tjetër me inicialet A.GJ.

Dyshohet se konflikti mes të rinjve ka nisur për shkaqe banale, por pasojat kanë qenë të rënda.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Gj.,15 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.D., 15 vjeç,  banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303