22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sherr mes të afërmve në Patos, 1 i plagosur me thikë

spot_img

Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës, pas një konflikti mes disa të afërmve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Patosit.

I plagosur ka mbetur shtetasi Eduard Haxhiaj, i cili ka marrë plage në bark dhe mushkëri, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 17:25, shtetasi E.H, 46 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat