Sherr në familje, vlonjati qëllon me thikë motrën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Kërkovë.

Raportohet se një 40-vjeçar ka goditur me thikë motrën e tij, duke e lënë të plagosur.

Thuhet se autori ka qenë i dehur në momentin e sherrit dhe goditjes ndaj të motrës së tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /real-news.tv