Sherr në Kuvend me Erion Braçen, Ralf Gjoni: Bënte mimika fyese…

Ka pasur një situatë aspak të këndshme mes deputetit Ralf Gjoni dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Gjoni bëri me dije në foltore se Braçe kishte bërë disa mimika fyese ndaj tij dhe këtë gjë ai e konsideron të pafalshme.

“I nderuar kryetar unë jam në të drejtën time si deputet që të përfaqësoj qytetarët e Tiranës, kam të drejtën time që ti vë epitetin mafioze çdo iniciative të qeverisë që mendoj se rëndon në xhepat e qytetarëve. Nga zëvendëskryeministri ka pasur mimika fyese në drejtimin tim. Është e pafalshme që qeveria të sillet në këtë mënyrë me Kuvendin, zoti kryetar është në dinjitetin tuaj që të merren masa për këtë situatë”, tha Gjoni në foltore pas rifillimit të seancës.