fbpx

Sherri me armë zjarri, efektivi plagos kushëririn

1528455736_policiaarrestim-600x338.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë të ndodhur pak çaste më parë në Pezë.

Bëhet me dije se dy kushërinj janë zënë me njëri tjetrin, ku i plagosur ka mbetur Enver Karaj.

Raportohet se ai është qëlluar me armë nga kushëriri i tij, Flamur Karaj.

Flamur Karaj është efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia po zbardh ngjarjen e plotë, ndërkohë ambulanca ka dërguar të lënduarin në spital./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303