TË FUNDIT

Shifra është shokuese, rekord i zi në Shqipëri, 5 të vdekur dhe e frikshme sa raste të reja

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 1398 testime kanë rezultuar 257 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

Këto janë shifrat më të këqija të raportuara ndonjëherë.  Ndërkohë janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat