Shifrat e frikshme/ Koronavirusi pushton Shqipërinë, situata bëhet një dramë e vërtetë

spital-1100x620.jpg

Në Shqipëri koronavirusi po fiton. Në përditësimin e fundit janë raportuar 4 të vdekur dhe 289 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ky fakt u be i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303