fbpx

Shifrat e frikshme/ Rritet dhuna në familjet shqiptare gjatë karantinës

2-7-905x395-1-600x360.jpg

Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu ka folur rreth situatës së pandemisë Covid-19 dhe kriminalitetit në vend.

Ziu është shprehur se gjatë kohës së izolimit në kuadër të masave të frenimit të përhapjes së Covid-19 është vënë re një rritje e dhunës në familje. “Policia është e angazhuar për të zbatuar aktet normative të situatës me pandeminë por nuk i ka lënë pas dore çështjet e tjera. Për ët siguruar jetën e qytetarëve. Në këtë periudhë ka qenë në rritje dhuna në familje. Gjë për këtë strukturat e policisë janë të porositur. Nuk është se ka ndikuar situata por ndjenja e përbashkët apo kushtet ekonomike kanë qenë ngacmuese për dhunën në familje. Ne kemi marrë masa dhe kemi identifikuar personat për dhunë në familje dhe ata me probleme mendore që mbahen nën vëzhgim” tha Ziu.

Po kështu Ziu është shprehur se është vërejtur edhe një tendencë për grabitje banesash por policia ka goditur disa grupe kriminale.

“Kemi pasur edhe tentativë të vjedhjeve në banesa. Kjo ka qenë situata kriminale. Punë të mirë kemi bërë për kapjen e personave në kërkim. I zbulojmë me anë të informacioneve”

Ndërkohë për sa i përket masave për frenimin e pandemisë Ziu është shprehur se në Tiranë do të vijohet me regjimin e mëparshëm.

“Duke filluar nga e hëna do të vijojmë me të njëjtat masa. Në Tiranë nuk ka asnjë ndryshim regjimi për moshat e treta, për lëvizjen e mjeteve dhe të tjerave. Edhe markete bankat dhe njësit tregtare do të kenë të njëjtën fashë oraresh.” tha ai. TCH

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303