Gjatë 24 orëve të fundit 4 persona kanë vrarë veten. Në Krujë, një 64-vjeçar u gjet i varur në banesën e tij. Në Elbasan, një 31-vjeçar u hodh nga kati i katërt i banesës së tij. Në Bulqizë, një burrë 36-vjeçar vrau veten, dhe në Korçë, një burrë 80-vjeçar u vetvar.
Është e paqartë se cilat kanë qënë motivet e veprimeve të tilla. Ndërkombëtarisht, shumë ekspertë kanë dhënë alarmin mbi pandeminë COVID-19 dhe ndikimet që ajo ka në shëndetin mendor. Bllokimi dhe vështirësitë shoqëruese dhe ekonomike, si pasojë e tij po kontribuojnë në një rritje botërore të problemeve të lidhura të shëndetit mendor dhe vetëvrasjeve.
Shqipëria është prekur rëndë nga rënia ekonomike për shkak të pandemisë dhe parashikohet vendi do të shkojë në një recesion të rëndë.
Shërbimet në lidhje me shëndetin mendor në vend mungojnë. Terapia si CBT, këshillimi dhe psikoterapia nuk janë në dispozicion lehtësisht ose falas. Ekziston gjithashtu një nevojë e konsiderueshme sociale për ndihmë për çështje të shëndetit mendor. Për më tepër, nuk ka profesionistë të shëndetit mendor mjaftueshëm në vend për t’u kujdesur për pacientët që kanë nevojë për të.
Ata që pranohen në spitale psikiatrike i nënshtrohen një kujdesi në kushte të këqija. Exit

