TË FUNDIT

Shifrat tronditëse se sa shqiptarë humbën punën prej koronavirusit

Një shifër e cila i referohet vetëm biznesit të madh është vërtet tronditëse për shqiptarët.  Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh se kriza e koronavirusit ka nxjerrë pa punë 38 900 persona vetëm nga ky biznes.

“Nga të dhënat deri në muajin prill, ka 38 900 punonjës më pak në listë-pagesë në krahasim me muajin shkurt, kur situata ka qenë normale. Sektorët që janë prekur më shumë janë ai i prodhimit dhe ai i shërbimit.

Kjo është një shifër që i referohet biznesit të madh, pasi biznesi i vogël i jep deklaratat e listë-pagesave një herë në 3 muaj dhe numrin e saktë të papunëve për këtë periudhë do ta kemi vetëm rreth datës 20 korrik”, theksoi Ibrahimaj në a2.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat