TË FUNDIT

Shkëputet krahu i vinçit, plagoset 49-vjeçari në Durrës

Një 49-vjeçar është plagosur në punë mbrëmjen e sotme.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku i lënduari është plagosur ditën e sotme në një kantier ndërtimi.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor,  shtetasi P.D., 49 vjeç,  banues në Durrës, i cili  ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat