fbpx

Shkodër, arrestohet miku i Tonin Larushkës, qëlloi me armë gjahu dhe plagos pa dashje një 33-vjeçar/ Autori ende në kërkim

shkoder-1.png

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 36-vjeçarin me iniciale Z.L., i cili është përfshirë në plagosjen e ndodhur një ditë më parë zonën e Prek Calit, ku u qëllua Tonin Larushka.

Mësohet se 36-vjeçari është miku i Tonin Larushkës, i cili mbeti i plagosur një ditë më parë. Pas ngjarjes, 36-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të mjetit të autorit, i cili gjendej i parkuar në rrugicën para banesës.

Si pasojë e të shtënave, pa dashje është lënduar lehtë nga një saçme një 33-vjeçar me inicialet B. D., banues në Shkodër. Ky i fundit, pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë.  Autori i plagosjes së Tonin Larushkës, Luverdo Kola, është ende në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur dje më datë 01.09.2020 ku në vendin e quajtur “Prek Cali”, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., policia ka vënë në pranga një shtetas të implikuar në këtë ngjarje. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, u bë ndalimi i shtetasit Z. L., 36 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet ka rezultuar që ky shtetas pas ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., ka qëlluar me armë gjahu, në drejtim të mjetit të autorit, i cili gjendej i parkuar në rrugicën para banesës. Si pasojë e të shtënave është lënduar lehtë nga një saçme shtetasi B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, të cilën shtetasi Z. L., e kishte me lejen përkatëse. Vijon puna për kapjen e shtetasit L. K., i dyshuar si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit T. L. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kanosja”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303