fbpx

Shkon keq votimi në Kamëz, plas grushti mes demokratëve

Nuk ka shkuar mirë procesi i votimit në Partinë Demokratike të Kamzës. Votimi ka degraduar në sherr ma.siv me grushte dhe sende të forta.

Mësohet se disa njerëz të Xhelal Mziut nuk kanë lejuar që kundërshtarët e ish-kryebashkiakut të votojnë kundër. Dy prej anëtarëve të PD që kanë shkuar të votojnë, janë rrahur nga badigardët e Mziut.

Kujtojmë se ditën e sotme demokratët e kryeqytetit u ftuan të votonin për kandidatët për deputetë.