TË FUNDIT

Shkon në 12 numri i të prekurve me koronavuris, ja 2 rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një konference për mediat ka bërë të ditur se janë identifikuar edhe dy të prekur të tjerë me COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ajo nënvizoi de testuar gjithsej 157 persona të dyshuar me COVID-19.

“Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar.

7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha zv.ministrja Rakacolli.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat