fbpx

Shkundet Korça nga tërmetet, 2 të plagosur

182a88b3150777970217b7dcfc3afa1f_L.jpg

Vetëm brenda pak minutash, qyteti i Korçës është lëkundur nga disa tërmete të fuqishme mëngjesin e sotëm.

Bëhet me dije se tërmeti i parë u ndje rreth orës 06:30 të mëngjesit ku shumë qytetarë braktisën banesat e tyre nga paniku që i pushtoi.

Raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë dhe thellësi 10 km.

Ndërkohë, një tjetër tërmet u regjistrua pak më vonë, e cila ka sjellë disa dëme materiale por edhe njerëzore.

Mësohet se dy persona janë plagosur, të cilët kanë marrë lëndime në trup dhe kokë.

Disa banesa të qytetarëve korçarë kanë pësuar çarje tek mret dhe çatitë./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303