Ndonjëherë nuk ndihemi mirë me veten dhe arsyeja më e shpeshtë për sa i përket shëndetit është ajo e fryrjes së barkut.
Por shpesh herë fryrja e barkut vjen nga ushqimi.
Ky problem mund të jetë shkaktuar nga ushqime të ndryshme si:
Brokoli, lakra, lulelakra
Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz.
Bishtajoret
Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë si absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato.
Produktet e qumështit
Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë në fryrjen e barkut.
Mollët
Mollët janë të pasura me fibra dhe gjithashtu përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Rezultati? Gaz dhe ndjesi fryrjeje.
Ushqimet që mund t’ju ndihmojnë me ketë problem janë:
Kastravecët
Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut pasi përmbajnë
Bananet
Ushqimet e pasura me potasium si bananet, avokadot, kivit, portokallet parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit.
Çaji me mente dhe kamomil
Nëse ndiheni të rënduar pas darkës, pini një çaj mente ose kamomili. Qetëson muskujt e sistemit të tretjes dhe zhduk gazrat që shkaktojnë fryrjen./real-news.tv/

