fbpx

Shokon ish-ministri i LSI: Fajin për Tahirin e ka…

manja-1.jpg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri Manjani tha se Saimir Tahiri si individ duhet ta gëzojë pafajësinë, pasi gjykata nuk kishte prova për ta dënuar, duke shtuar se akuza për shpërdorim detyre është qesharake dhe duhet të bjerë.

Por, si politikan, Manjani, deklaroi se ish-ministri ishte pjesë e projektit të Rilindjes për të kanabizuar Shqipërinë. Lidhur me këtë, Manjani theksoi se ka faj jo vetë Tahiri, por gjithë Rilindja, madje edhe LSI, që sipas tij, nuk e ka denoncuar aq sa duhet këtë fenomen kriminal.

“Në vetvete kanabizimi ishte projekt që Rilindja mban përgjegjësi. Edhe LSI ka përgjegjësi, sepse nuk e denoncoi mjaftueshëm këtë fenomen kriminal. Detyroi qytetarët të linin punët e ligjshme dhe të bënin një punë të paligjshme. Në këtë hulli nuk përjashtohet dhe Saimir Tahiri, që ka qenë personi kyç”, tha Manjani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303