Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka ironizuar qeverinë, në lidhje me kandidaturat për kryebashkiakë.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se:
“Këto që arrestohen si të kërkuar nga Interpol, për llogari të drejtësisë së shteteve të huaja, duhen mbajtur mend.
Në zgjedhjet e ardhshme do jenë kandidatë.”.
Por, më tej Manjani ngre dyshime të mëdha, se pse personat e arrestuar i shpëtuan Rilindjes në votimet e fundit.
“Nga ana tjetër më çudit fakti që si ka mundësi që i kanë shpëtuar Rilindjes në këto votimet e fundit?!”-shkruan Manjani.


