Një nga udhëheqësit e grupit të Arbëreshëve, Gjergj Prekoçaj, shpalosi sot Flamurin Kombëtar në Kalanë e Ohrit.
Por autoritete kanë vendosur ta dënojnë këtë gjest të shqiptarit. Me 1100 euro dhe ndalesë për mos të hyrë në Maqedoni për 5 vite është dënuar Prekoça.
Megjithatë ai ka thënë se do të vazhdojnë të shpalosin flamurin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
“Më kanë ndaluar për pesë vite hyrjen në Maqedoninë e Veriut. Kjo është toka jonë. Nuk do të ndalemi. Na jemi në tokën tonë arbërore dhe ne jemi për bashkim kombëtar”, ka thënë Gjergj Prekoçaj. /real-news.tv/

