Shumë raste të tjera infektimi vijnë nga shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze në vendin tonë.
Në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër është shënuar një rast me koronavirus.
Po ashtu në Bulqizë rezultojnë pozitiv me Covid 19, 5 mësues në shkollën “Shefqet Tançi”.
Po ashtu mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit. Ndonëse në shkollën “Shefqet Tançi” janë pesë mësues të infektuar, mësimi vijon pa ndërprerje.
Covid 19 ka prekur edhe universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

