Së fundmi janë shënuar 35 raste të reja me koronavirus në qytetin e Elbasanit. Bëhet me dije se mes të prekurve ka dhe personazhe të njohur, si ish-futbollistë dhe pushtetarë vendorë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se numri total i të prekurve me Covid-19 aktualisht është mjaft i madh dhe disa prej të prekurve po kurohen në spitalet Covid.

