Shpërthen vullkani në Itali, tmerrohen pushuesit/Video

shpert.jpg

Një shpërthim i fuqishëm i vullkanit Stromboli në Itali, ka tmerruar turistët e zonës, të cilët menduan se po përsëritej skena e shpërthimit të korrikut, ku një turist humbi jetën gjatë shpërthimit të vullkanit.

Sipas asaj që raportuan dëshmitarët në ishull, shpërthimi pasoi edhe me rënien e një pjese të malit drejt detit duke shkaktuar edhe dallgë të mëdha.

Një grup turistësh që kanë qenë në det, janë trembur shumë dhe shpejtuar notin për të dalë sa më shpejt në breg.

Ndërkohë tymi dhe mbetjet material të vullkanit, sipas organeve kompetente shkaktuan një vatër prej 1 kilometri të lartë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303