Numri i të vdekurve në një shpërthim të madh në një fabrikë kimike në Kinën Lindore është rritur në 47, me 90 të plagosur rëndë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Shpërthimi i fuqishëm u pasua nga një zjarr në fabrikën që prodhon pleh.
Administrata e tërmeteve të Kinës raportoi për një dridhje të tokës, të barabartë me 2.2 magnitudë në kohën e shpërthimit.
Numri i të vdekurve e bën atë një nga aksidentet më të rënda industriale në vend gjatë viteve të fundit.
Shpërthimi ndodhi ditën e enjte në një fabrikë në Yancheng, e drejtuar nga Tianjiayi Chemical.
Sipas Xinhua, një total prej 640 personash u dërguan në spital. Shumë prej tyre ishin në gjendje kritike dhe dhjetëra kishin lëndime të rënda, njofton agjencia.
Imazhet e kësaj faqeje treguan shpërthimin, njerëz të lënduar dhe dëmtim të ndërtesave.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë u rrëzuan ndërtesat e fabrikës disa distanca, duke zënë poshtë punëtorët, sipas mediave lokale.
Stafi në Fabrikën Kimike Henglida, 3 km larg nga shpërthimi, tha se çatia e saj u shemb ndërsa ata ikën, dhe dritaret dhe dyert kërcyen jashtë.
Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 03:00 të orës lokale të premten, tha televizioni shtetëror./real-news.tv/


