Kryeministri, Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Elbasanit në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ku ka folur mbi investimet që do të bëhen në këtë qark.
Rama premtoi se hapi i radhës do të jetë përmirësimi i kushteve në Spitalin e Elbasanit teksa u ndal edhe te situata e rendit dhe sigurisë ku garantoi më shumë kontroll.
Por përtej premtimeve të radhës nga ana e Ramës ajo që ra në sy ishte veshja e tij.
Këtë herë Rama kishte veshur një xhup të Mançester Sitit.
Kujtojmë që në kampionatin anglez të futbollit po vijon lufta e ashpër mes Sitit dhe Liverpulit, ndërsa pak kohë më parë Rama mbante veshur edhe xhupin e të kuqve të Jurgen Klopit.
Ai ka qenë një lloj “tersi” sa herë ka veshur xhupat e skuadrave të tjera të mëdha si Juventus apo Bajerni i Mynihut.
Nesë do të përmbushet “proftësia” atëherë Rama duket se po i jep titullin Liverpulit mbas 29 vitesh./Express

