TË FUNDIT

Shqipëri – Francë, UEFA: 4 spanjollë do të vënë drejtësi

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga përballja mes Francës dhe Shqipërisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-ës, UEFA ka publikuar sot edhe arbitrat e përzgjedhur për të vënë drejtësi në “Saint Denis”.

Bëhet fjalë për spanjollin Jesus Manzano, i cili do të asistohet nga Diego Sevilla dhe Angel Rodriguez, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Jose Sanchez.

Manzano është 35-vjeçar dhe mban prej 5 vitesh stemën e FIFA-s, ndërsa ndeshja e fundit që ka gjykuar ka qenë ajo mes Villarealit dhe Realit të Madridit, të dielën e kaluar në La Liga.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat