fbpx

Shqipëri-Turqi, FSHF publikon çmimet e biletave

Sadiku.jpg

Më 22 mars, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, do të luhet ndeshja e parë kualifikuese e Euro 2020 për Shqipërinë, ajo kundër Turqisë. Më shumë se një muaj para këtij takimi, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe çmimet e biletave, të cilat fillimisht kanë dalë në shitje online.

Nuk ka asnjë surprizë sa i përket çmimit të biletave, pasi ato do të vijojnë të jenë me të njëjtën kosto si dhe në ndeshjet e kaluara. Kështu, në tribunën “VIP”, çmimi i biletës është 18000 lekë të reja, ose 180 mijë të vjetra. Kosto e përballueshme për të gjithë ata tifozë, që dëshirojnë të kenë një vend në tribunën kryesore të stadiumit të Shkodrës.

Në tribunën, krah asaj “VIP”, përkatësisht tribunat A dhe B, çmimi i një bilete shkon në vlerën e 8000 mijë lekëve të rinj ose 80 mijë të vjetër. Ndërsa në tribunën D2 dhe D3, bileta kushton 3000 mijë lekë.

Në tribunën D1 dhe D4, bileta kushon 2000 mijë lekë, në tribunën C1 dhe C5 kostoja e biletës është 1500 lekë ndërsa më e lira është tribuna C2, C3 dhe C4, me biletën që kap vlerën e 1000 mijë lekëve të rinj, ose thënë ndryshe 10 mijë të vjetër.

Ndeshja me Turqinë do të hap turin e takimeve, që kombëtarja jonë e futbollit do të luajë në kuadër të eleminatoreve të Euro 2020. Ky takim pritet me inters nga të gjithë tifozët, të cilët shpresojnë që “kuqezinjtë” të nisin me këmbë të mbarë këto eleminatore dhe në fund të shkojnë në fazën finale të Europianit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303