Shqipëria e para në Europë për ikjen e trurit, shkak papunësia

Shqipëria mban vendin e parë në Europë për largimin e trurit nga vendi. Sipas raportit të dytë kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”  35% e studentëve me diplomë bachelor dhe 30% e studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit.

Por ka dhe nga ata që kanë zgjedhur kurset profesionale si një mundësi e mirë për të gjetur një vend pune në Shqipëri.

“Shqipëria është treg në rritje, prandaj për ata që i kanë armët e duhura, kjo shkollë ose këto kurse janë një armë shumë e fortë.”

“Shqipëria është vend ideal për të hapur një biznes tëndin.”

Inxhinier Luan Selimaj, profesor në kursin e instalimeve elektrike shprehet se të interesuarit nisin që prej të rinjve të moshës 16 vjec, të cilët synojnë tregun vendas dhe atë të jashtëm.

Luan Selimaj: Vijnë dhe nga jashtë, që janë të interesuar për të pasur dokumentacionin, por këto kryesisht janë për tregun e punës këtu. 

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari e konsideron ligjin për rininë aspak të përshtatshëm për interesat e tyre.

Rudina Hajdari: Bënë sikur dëgjuan, por në fakt nuk morën parasysh asnjë lloj mendimi. Ishte për të ardhur keq sepse kjo tregon për mua që Ministria e Arsimit do të përvetësojë edhe këtë pjesë shtrese të shoqërisë.

Shqetësues mbetet niveli i lartë i papunësisë te të rinjtë.

Klodi Pulaha: 70% e të rinjve kanë identifikuar papunësinë si problematikën e tyre kryesore.

Raporti kombëtar “Rinia në Shqiëpri 2019” tregon se varfëria dhe papunësia tek të rinjtë shërben si një terren që gjeneron ndër të tjera edhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin.