Spektakël i vërtetë në “Elbasan Arena”, teksa u luajt sfida e vlefshme për Grupin H eliminator të “EURO 2020” mes Shqipërisë dhe Islandës.
Pas humbjes 4-1 në Francë, kuqezinjtë reagojnë në shtëpi, duke shpërthyer me “poker” ndaj islandezëve. Skuadra e Edi Rejës fiton me rezultatin 4-2, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve në grup.
Kastriot Dermaku, kapiteni Elseid Hysaj, Roshi dhe Ccikalleshi ishin heronjtë e kësaj sfide, me golat e tyre.

